Futboll

Ernest Gjoka: “Fitoret na japin qetësi, ja pse besoj te skuadra!”

Pas fitores së sotme në shtëpi ndaj rivalit direkt, Teutës, me rezultatin 2-0, skuadra e Vllaznisë mund të marrë frymë më qetë. Shkodranët kanë hedhur një hap të rëndësishëm drejt mbijetesës, ndërkohë që kanë thelluar durrsakët në pozita vërtetë të vështira në vendin e parafundit të klasifikimit, me 4 pikë distancë mes dy klubeve. Sipas trajnerit të kuqebluve, Ernest Gjoka, dy fitoret e njëpasnjëshme në kampionat ndaj dy skuadrave të vendeve të fundit i japin besim ekipit në rrugëtimin drejt objektivit për mbijetesë.

Vllaznia-Teuta 0-0.

“Ëshjtë gjë pozitive, pasi dy fitoret na mundësojnë të rifitojmë besimin dhe njëherësh na jep qetësi. Kemi ende shumë punë për të bërë, pasi malorja është ende e fortë. Rrezikojmë shumë, ne duhet të kalojmë sa më shpejt handikapin e pikëve. Personalisht besoj te kjo skuadër, te këta futbollistë, dhe sot e treguan çfarë personaliteti kanë. Duhet ende shumë punë të dalim nga kjo situatë. Kur rezultati është 2-0 në favorin tonë, dhe ne mbaruam pjesën e parë, duhet të ishim shumë të kujdesshëm. Nuk kishim pse të bënim aventura. Pjesa e dytë ishte shumë e ekuilibruar. U munduam të kapnim me kundërsulm, të godisnim kundërshtarin. E rëndësishme është që skuadra ka disiplinë taktike”, deklaroi ndër të tjera trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka.

Më shumë nga Futboll