Kombëtarja

Eros Grezda në top-formë, merr ftesë nga Kombëtarja U-21

Ishte harruar nga trajneri Redi Jupi, por shpërthimi i tij, këtë sezon, me Lokomotivën e Zagrebit, ka bërë që të rikthehet me fanellën kuqezi. Eros Grezda ka marrë ftesë nga Kombëtarja U-21 e Shqipërisë për dy ndeshjet e radhës kualifikuese. Bëhet fjalë për ballafaqimet në grupin 4,

Ishte harruar nga trajneri Redi Jupi, por shpërthimi i tij, këtë sezon, me Lokomotivën e Zagrebit, ka bërë që të rikthehet me fanellën kuqezi. Eros Grezda ka marrë ftesë nga Kombëtarja U-21 e Shqipërisë për dy ndeshjet e radhës kualifikuese. Bëhet fjalë për ballafaqimet në grupin 4, me Greqinë dhe Hungarinë, të cilat do të luhen respektivisht më 24 mars, ora 18:00, në “Elbasan Arena”, dhe më 28 mars, ora 20:00, po në të njëjtin stadium.

Grezda

Ftesa e FSHF-së, drejtuar klubit kroat, për Eros Grezda

Në shkresën e FSHF-së, të firmosur nga sekretari i përgjithshëm Ilir Shulku, dërguar klubit kroat, shkruhet: “Kërkojmë nga ju që lojtarit Eros Grezda, për periudhën 20-29 mars 2016, t’i mundësoni të luajë në këto dy ndeshje zyrtare.” Te Lokomotiva e Zagrebit, në fakt, luajnë tre kuqezinj të ekipit tonë Shpresa: Herdi Prenga, Endri Çekiçi dhe Eros Grezda. Ky i fundit, gjatë këtij kampionati, që ka mbërritur në javën e 26-të, ka shënuar 8 gola.

Grezda Prenga

Grezda, Prenga dhe Rrahmani, treshja kuqezi në Kroaci

Ai ka luajtur në 20 ndeshje, ose e thënë ndryshe 1404 minuta, si dhe ka marrë 5 kartonë të verdhë. Djaloshi i lindur në Gjakovë, 20 vjeç, ka shënuar po aq gola në kampionatin kroat, sa edhe Bekim Balaj i Rijekës. Siç dihet, Grezda ka qenë një herë i ftuar në Kombëtaren U-21, ndërsa ka marrë ofertë edhe nga Maqedonia, por dëshira e tij është të luajë për fanellën kuqezi.

 

Renditja, grupi 4

Nr Skuadra Nd Fit Brz Hmb G.Sh G.P Glv Pikë
1

PORTUGALIA

5 5 0 0 19 1 18 15
2

SHQIPËRIA

6 2 2 2 8 13 -5 8
3

IZRAELI

4 2 1 1 8 4 4 7
4

HUNGARIA

5 2 1 2 10 8 2 7
5

GREQIA

4 2 0 2 8 6 2 6
6

LIEHTENSHTEINI

6 0 0 6 0 21 -21 0

Më shumë nga Kombëtarja