Volejboll

Erzeni fiton derbin me Teutën dhe shpallet “kampion i dimrit”

Erzeni ka parakaluar në javën e fundit të fazës së parë Partizanin (ishte pushim) në renditjen e Kampionatit Kombëtar në Volejboll për meshkuj, duke u shpallur “kampion i dimrit”. Fitorja 3-0 ndaj Teutës në derbin durrsak i ka dhënë kreun skuadrës shijakase, që korri fitoren e shtatë në kampionat, një kampionat ku Erzeni është pretendent për titull. Ndeshja e luajtur në Durrës ka qenë një formalitet për Erzenin, që e dominoi lojën në të trija setet, duke patur epërsi në parket gjatë gjithë kohës. Volejbollistët e trajnerit Sako korrën një fitore të lehtë dhe të merituar, duke marrë 3 pikë që e ngjitin në krye të renditjes.

Nga ndeshja Studenti-Vllaznia, 3-0

Zhgënjen skuadra e Farka Volley, që u mund 3-1 nga Skënderbeu në “Fahrie Hoti”. Kryeqytetasit fituan setin e parë, por më tej loja e tyre ndalet, ndërsa miqtë nga Korça tregohen më të saktë dhe përmbysin rezultatin, duke marrë 3 pikë që e ngjitin në vendin e gjashtë. Pa probleme fiton Tirana, që mundi 3-0 Elbasanin, duke bërë një hap më tej në renditje. Falë këtij suksesi, bardheblutë ngjiten në vendin e katërt, pasi përfitojnë edhe nga humbja e Vllaznisë. Kampionët shkodranë u mundën 3-0 nga Studenti, në një ndeshje të dobët. Vllaznia rivalizoi vetëm në setin e tretë, shumë pak për të fituar ndeshjen, duke zbritur në vendin e pestë dhe dalin nga zona e play off-it.

Nga ndeshja Tirana-Elbasani

Volejboll – Meshkuj, java e 9-të (sot)

Farka Volley – Skënderbeu,            1-3 (25-18, 22-25, 19-25, 14-25)

Tirana – Elbasani,                             3-0 (25-16, 25-11, 25-15)

Teuta – Erzeni,                                   0-3 (16-25, 20-25, 14-25)

Studenti – Vllaznia,                           3-0 (25-21, 25-9, 30-28)

Partizani (pushim)

Renditja: Erzeni 22 pikë (7/1), Partizani 21 pikë (7/1), Studenti 19 pikë (7/1), Tirana 14 pikë (5/3), Vllaznia 13 pikë (4/4), Skënderbeu 9 pikë (3/5), Farka Volley 7 pikë (2/6), Elbasani 3 pikë (1/7),  Teuta 0 pikë (0/7).

Më shumë nga Volejboll