Volejboll

Erzeni korr fitoren e parë sezonale, mposht 3-1 Partizanin me përmbysje

Erzeni në volejboll për meshkuj ka mundur 3-1 Partizanin në ndeshjen mbyllëse të javës së dytë të Kampionatit Kombëtar, sfidë e luajtur sot në mbrëmje në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet. Një fitore me përmbysje e ekipit shijakas, që korri fitoren e parë sezonale, duke marrë tri pikë të arta ndaj një rivali direct për titull. Partizani e nis mirë ndeshjen, duke fituar 25-20 setin e parë, por më pas loja ndryshon kah, me Erzenin që rrit nivelin e tij dhe pasi përmbys shifrat në setin e dytë, që ishte dramatik, merr komandën e lojës.

Nga ndeshja Partizani-Erzeni, 1-3

Partizani duket i coroditur në fushë, bën shumë gabime dhe nuk rivalizon dot, duke humbur terren me kalimin e kohës, ndërsa shijakasit janë më të motivuar, duke fituar edhe dy setet e tjera e krejt ndeshjen 3-1. Falë këtij triumfi, Erzeni ngjitet në kuotën e 4 pikëve, duke parakaluar Partizanin, që qëndron në kuotën e 3 pikëve, duke pësuar humbjen e parë sezonale.

Volejboll-Meshkuj, java e dytë (7 tetor)

Skënderbeu – Tirana, 0-3 (17-25, 23-25, 22-25)

Studenti – Elbasani, 3-0 (25-23, 25-16, 25-17)

Teuta – Farka Volley, 0-3 (19-25, 18-25, 15-25)

Vllaznia (pushim)

Sot

Partizani – Erzeni, 1-3 (25-20, 24-26, 22-25, 14-25)

Renditja: Studenti 5 pikë (2/0), Tirana 5 pikë (2/0), Farka Volley 4 pikë (1/1), Erzeni 4 pikë (1/1), Partizani 3 pikë (1/1), Elbasani 3 pikë (1/1), Teuta 0 pikë (0/2), Skenderbeu 0 pike (0/1), Vllaznia 0 pikë (0/1).

Më shumë nga Volejboll