Connect with us

Kupa e Shqipërisë

Erzeni në gjysmëfinalet e Kupës, eliminon Tiranën nga gara

Pas Vllaznisë edhe Erzeni pret një biletë për në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj, në përfundim të ndeshjeve të fundit eliminatore të Grupit B të zhvilluara për dy javë me radhë në Durrës. Shkodranët ishin kualifikuar që dje, por edhe sot ata nuk u ndalën, duke mundur pa shumë problem 3-0 Elbasanin. Për pasojë, skuadra e trajnerit Kroqi e mbylli këtë fazë në krye të grupit, me 8 pikë të plota.

Por sot vëmendja ishte te sfida Erzeni-Tirana, që duelonin për vendin e dytë dhe, pas dy orësh lojë, fituese doli skuadra shijakase, që mposhti 3-2 bardheblutë. Një lojë emocionuese dhe me rivalitet, ku të dyja ekipet e kërkuan fitoren, por pas shumë luhatjesh e përmbysjesh, fitues doli Erzeni, që fitoi 15-11 setin final. Shijakasit kualifikohen në gjysmëfinalet e Kupës, ndërsa Tirana eliminohet, duke i dhënë shumë shpejt “lamtumirë” këtij turneu.

Volej/Meshkuj. S’ka surpriza, një trio në krye të renditjes

KUPA E SHQIPËRISË – MESHKUJ, GRUPI B (DURRËS)

9 dhjetor, Skënderbeu – Elbasani, 1-3 (25-23, 25-27, 18-25, 24-26)

9 dhjetor, Vllaznia – Erzeni, 3-2 (25-16, 25-22, 22-25, 20-25, 15-13)

10 dhjetor, Erzeni – Skënderbeu, 3-0 (25-18, 25-19, 25-11)

10 dhjetor, Tirana – Vllaznia, 2-3 (26-24, 20-25, 25-23, 23-25, 8-15)

11 dhjetor, Skënderbeu – Tirana, 1-3 (26-24, 8-25, 11-25, 13-25)

11 dhjetor, Elbasani – Erzeni, 0-3 (14-25, 15-25, 16-25)

16 dhjetor, Tirana – Elbasani, 3-1 (26-28, 25-18, 25-20, 25-19)

16 dhjetor, Vllaznia – Skënderbeu, 3-0 (25-15, 25-14, 25-17)

17 dhjetor, Elbasani – Vllaznia, 0-3 (15-25, 19-25, 11-25)

17 dhjetor, Erzeni – Tirana, 3-2 (23-25, 25-20, 25-18, 22-25, 15-11)

Renditja:  Vllaznia 8 pikë (4/0), Erzeni 7 pikë (3/1), Tirana 6 pikë (2/2), Elbasani 5 pikë (1/3), Skënderbeu 4 pikë (0/4).

Më shumë nga Kupa e Shqipërisë