Volejboll

Erzeni për titull, kualifikohet në finalet e play off-it

Erzeni ka prerë sot në mbrëmje një biletë për në finalet e play off-it në volejboll për meshkuj. Ekipi shijakas fitoi 3-0 ndaj Studentit në gjysmëfinalen e dytë të luajtur në “Asllan Rusi”, duke fituar 2-0 me ndeshje dhe avancuar më tej. Një fitore e merituar e ekipit të drejtuar nga trajneri Arben Sako, që e dominoi ndeshjen dhe rikthehen skuadrën e Erzenit në majën e volejbollit shqiptar, duke pretenduar nga java e ardhshme të fitojë titullin kampion pas gati 20 vitesh.

Ndeshja e sotme është dominuar në përgjithësi nga volejbollistët e Erzenit, që në setin e parë patën një epërsi të lehtë, duke u shkëputur gradualisht dhe fitojnë 25-17, ndërkohë që në setin e dytë loja bëhet edhe më interesante. Kryeqytetasit rivalizojnë dhe kërkojnë fitoren, por në momentet e fundit janë miqtë ata që shkëputen e fitojnë 25-22. Kjo pamje nuk ndryshon as në setin e tretë, megjithë përpjekjet e fundit të Studentit, që nuk japin rezultat.

Erzeni fiton 25-20 edhe setin e tretë e krejt takimin 3-0, duke u kualifikuar kështu për në finalet e play off-it. Shijakasit do të përballen në finalet që nisin javën e ardhshme me ekipin fitues që do të dalë nga gjysmëfinalja tjetër Tirana-Partizani.

Play off,  Gjysmëfinale – Meshkuj

10 prill, Erzeni – Studenti, 3-0 (26-24, 25-18, 25-21)

13 prill, Studenti – Erzeni, 0-3 (17-25, 22-25, 20-25)

Më shumë nga Volejboll