Futboll

Është alien, Messi ka lindur në shekullin e 17-të në Holandë…

I etiketuar në format dhe mënyrat më të ndryshme, gjithmonë në konotacion pozitiv dhe i mbuluar me superliativa, për vetë aftësitë dhe cilësitë e tij jashtëtokësore në përdorimin e topit, për atë që mund të jetë futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, Lionel Messi mund të jetë zbuluar një detaj shumë i veçantë. Vështirë të pranohet nga një logjikë e shëndoshë, por njëkohësisht edhe gati e pamundur të anashkalohet ngjashmëria e tij si dy pika uji me piktorin holandez të shekullit të 17-të, Adrien van der Werff.

Mendoni se Lionel Messi ka lindur në vitin 1987? Mbase një udhëtim në Holandë mund t’ju bëj të ndryshoni mendje. Turistë në Amsterdam kanë konstatuar se një auto-portret i piktorit holandez, Adrien van der Werff në Rijksmuseum ngjason tërësisht si ylli i Barcelonës dhe Argjentinës, Lionel Messi. Të shumtë kanë qenë vëzhguesit që kanë konstatuar ngjashmërin mes të dyve dhe e kanë komentuar atë në portalin “TripAdvisor” të muzeut. Duket se tashmë më shumë se kurrë vlen të thuash se Messi është një artist, si në fushë, ashtu edhe jashtë saj, por vetëm kur nuk është i zënë duke shëmbëllyer në hijet e njerëzve…

Më shumë nga Futboll