Premier League

“Është e pashmangshme, Harry Kane do të largohet nga Tottenham”

Harry Kane është qendërsulmuesi më i mirë në Evropë. Të paktën për momentin. Sulmuesi i Tottenham theu rekordin e 36 golave të shënuar në një vit kalendarik të Alan Shearer duke shënuar një tripletë ndaj Southampton.

Sulmuesi i përfaqësueses angleze e mbylli vitin me 39 gola të shënuar, një arritje që meriton elozhe nga bota e futbollit. Dhe ato nuk munguan, të gjithë nga Lineker dhe vetë Shearer uruan 24-vjeçarin.

Ish-sulmuesi i Newcastle dhe Anglisë Alan Shearer beson se tani largimi i tij për te Real Madrid apo Barcelona është i pashmangshëm. Klubet e mëdha evropiane do të trokasin në derën e Spurs për shërbimet e lojtarit.

“Ai do të arrijë kulmin e tij kur të shkojë te Barcelona apo Real Madrid vitin tjetër,” shprehet Shearer me shaka.

“Mendoj se interesi i klubeve do të jetë i pashmangshëm.

“Tottenham është klubi i tij, por nëse ai nuk fiton trofe me siguri do të largohet pas dy apo tre viteve.”


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Premier League