RUSI 2018

“Është e vështirë të jetosh në këto kushte ”

Fërshëllimat dhe kritikat e publikut gjerman ndaj Ilkay Gundogan pas takimit të tij me presidentin e Turqisë Erdogan janë shumë të rënda për t’u përballuar.

Gundogan, i cili ka lindur në Gelsenkirchen, e cilësoi Erdogan si “presidentin tim”, diçka e papranueshme për gjermanët.

Ylli i Manchester City-t është ndikuar jo pak nga ato që ai quan “sulme personale”, megjithëse ai insiston se nuk ka mbajtur asnjë qëndrim politik.

“Disa reagime më kanë lënduar, duke përfshirë disa sulme personale,” shprehet Gundogan për France Football. “Në vitet e fundit ne jemi munduar të promovojmë integrimin në Gjermani.

“Jo vetëm që jemi pjesërisht turq për shkak të origjinës së prindërve tanë, por ne kemi lindur në Gelsenkirchen. Është një qytet me një përqindje të lartë emigrantësh.

“Prandaj isha shumë i befasuar kur dëgjova se mesa duket nuk kishim integritetin e duhur dhe se nuk donim të jetonim me vlerat gjermane.

“Ishte një eksperiencë e vështirë. Jemi mësuar me fërshëllimat e tifozëve kundërshtarë, por kur të fërshëllejnë tifozët e tu, është e vështirë të jetosh me këtë fakt.”

Më shumë nga RUSI 2018