Merkato

Është futbollisti bardhezi blerja e parë e Marotta-s te Inter

Marotta tashmë mund të konsiderohet një ish-drejtues i bardhezinjve. Por ai, në të vërtetë pret të rifillojë menjëherë të punojë në rolin që më së miri di të bëjë, dhe që në pak vite u bë drejtori sportive më i mirë në Europë. Të blejë dhe të shesë futbollistë është specialiteti i tij dhe sipas asaj që raporton “Il Giornale”, Marotta ka që tani në mendje goditjen e tij të parë në favor të Inter.

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

Referuar aludimeve të merkatos, të raportuara nga “IlGiornale.it”, blerja e parë e Marottas te Inter do të jetë De Paul. Futbollisti sapo ka rinovuar me Udinese, por kjo, lehtësisht e kuptueshme nuk nënkupton shumë. Është e qartë se bardhezintjë e Udinese duan të evitojnë largimin e futbollistit për një çmim të ulët. Në fakt, si dëshmi të gjithë kësaj është shifra që Inter është e gatshme të ofrojë për blerjen e Paul, 30 milionë euro.

Më shumë nga Merkato