La Liga

“Është lojtari më i mirë dhe më i keqkuptuar i Real Madrid”

Isco është lojtari më i keqkuptuar i Real Madrid. Pavarësisht se ka luajtur një rol kyç në triumfet e arritura nga klubi sezonin e kaluar, lojtari nga Malaga vazhdon të mos kuptohet. Ai vlerësohet nga tifozët, të cilët nuk arrijnë ta kuptojnë situatën që po kalon ai brenda skuadrës, por Zinedine Zidane nuk i ka dhënë besimin për të cilin ai ka nevojë.

Ndërkohë, një pjesë e shtypit kanë ndërmarrë një fushatë të ashpër kundër lojtari më të mirë të “Los Blancos”. Isco, në fakt, është i domosdoshëm për Real Madrid. Ai mund të jetë vendimtar, edhe pse nuk është aktivizuar aq sa duhet. Ajo që po i ndodh atij nuk ka precedentë.

Akuzohet për çdo gjë të keqe që ndodh me ekipin, se nuk është në formë dhe se është i ngadaltë në fushën e lojës. Këto janë arsyet pse ai është lënë jashtë formacionit titullar, edhe pse ka një lojtar tjetër, Karim Benzema, për të cilin nuk kërkohen shumë shpjegime nga ana e trajnerit francez.

Isco, nga ana tjetër, nuk është i rëndësishëm vetëm për Real Madrid, por edhe për Spanjën. Ai është titullar me “La Roja”-n dhe paraqitja e mrekullueshme e bërë kundër Italisë ka mbetur në mendjen e të gjithëve. Është e habitshme që disa duan që ai të largohet nga Real Madrid.

Ai mund të jetë në formë ose jo, por është thelbësor për “Los Blancos”. Zidane duhe t’i japë më shumë besim dhe trajtojë më mirë në ndeshjet e ardhshme, veçanërisht në Champions League. Isco është i keqkuptuar, por i domosdoshëm për Real-in dhe Spanjën, për të tashmen dhe të ardhmen.

Ky është opinioni i shprehur nga gazetari i “Marca”, Roberto Gomez.

Më shumë nga La Liga