Futboll

“Është mbresëlënëse”: Ronaldo i thur elozhe Ronaldo-s

Ish-ylli i Brazilit Ronaldo i thur elozhe adashit të tij Cristiano Ronaldo duke i treguar respektin më të madh.

“Më pëlqen vullneti i tij, uria për gol. Kur nuk shënon në një ndeshje, duket që është i çmendur nga inati. Për atë mentalitet unë i ul kapelen,” shprehet 41-vjeçari për Sport Bild.

Sipas brazilianit, fitorja e Kupës së Botës do ta kalonte automatikisht në debatin e më të mirit të historisë së futbollit.

“Ai është një grabitqar përpara porte dhe shënon shumë gola. Edhe në moshën 33-vjeçare ai vazhdon të luajë në nivelet më të larta.

“Kjo është mbresëlënëse. Edhe me forcën me të cilën luan një ndeshje, aftësitë e tij, disiplinën, duke i dhuruar çdo minutë të ditës futbollit, kjo e bën një lojtar të jashtëzakonshëm,” shprehet Ronaldo.

“Thjesht, është shumë bukur kur e sheh duke luajtur futboll. Edhe me Portugalinë ai ka bërë gjëra që nuk i kishte bërë askush tjetër përpara tij.”

Më shumë nga Futboll