RUSI 2018

“Është një turp të marrësh Icardi-n kur Higuain është 10 herë më mirë”

Diego Maradona është kthyer të kritkojë kombëtaren e Argjentinës dhe ka thënë se skuadra nuk respektohet më, me përjashtim të Messi-t. Ecuria e Jorge Sampaoli-t në drejtim të skuadrës ka qenë me ulje-ngritje dhe ka qenë vetëm falë madhështisë së Messi-t që bardhekaltrit kanë siguruar kualifikimin në Kupën e Botës.

“Me përjashtim të Messi-t, bota ka humbur respektin për Argjentinën dhe askush nuk na ka më frikë”, ka thënë ai në një intervistë të dhënë për “Diario Popular”. “Ajo që më bezdis më shumë se Argjentinën nuk e respekton njeri. Në ndeshjen e fundit kundër Nigerisë mund të kishim pësuar tetë gola”.

Më pas Maradona ka vazhduar duke sulmuar trajnerin Sampaoli dhe zgjedhjet e tij: “Është një turp të marrësh Icardi-n në Kupën e Botës kur Higuain është dhjetë herë më i mirë”, ka thënë Maradona. “Është e qartë se Sampaoli nuk di asgjë. Po kërkojmë një numër 9 kur kemi Carlos Tevez”, ka përfunduar Maradona.

Më shumë nga RUSI 2018