Connect with us

Merkato

Është objektivi numër 1 i Juves, lihet jashtë ekipit

Pak orë nga sfida e “Olimpico”-s që vlen Superkupën e Italisë, trofeu i parë sezonal i futbollit italian, në shtëpinë e Lazio-s ka shpërthyer çështja Keita. Trajneri Inzaghi e ka lënë jashtë ekipit në mënyrë të befasishme. Në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes me Juventus, tekniku i bardhekaltërve ka thënë se thënë se lojtari do të luante “vetëm nëse mund të japë maksimumin”, duke krijuar disa dyshime në lidhje me aktivizimin e tij, pavarësisht se Felipe Anderson nuk është në maksimumin e formës. Për Keita interesohet prej kohësh Juventus, me bardhezinjtë që po mundohen ta sigurojnë kartonin e sulmuesit në këtë merkato.

Më shumë nga Merkato