Connect with us

Bundesliga

Eshtë zyrtare, Julian Draxler transferohet te PSG-ja

Wolfsburg ka konfirmuar largimin e Julian Draxler te PSG-ja, klub me të cilin ka nënshkruar marrëveshje katër vjeçare e gjysmë.

Wolfsburg ka konfirmuar largimin e Julian Draxler te PSG-ja, klub me të cilin ka nënshkruar marrëveshje katër vjeçare e gjysmë. Pra, ndërkombëtari gjerman do të luajë në “Parc des Princes” në vazhdim. Akordi përkatës nënkupton se kampionët e “Ligue 1” do të paguajnë 35 milionë € për ish-lojtarin e Schalke, me mundësinë e një 10 milionëshi € shtesë, që do të paguhen si bonuse.

julian-draxler_149gpskmwfsev1qcai7dicrss6

“Julian Draxler largohet nga VfL Wolfsburg dhe nënshkruan me klubin francez të PSG-së. Ai është në pritje të ekzaminimeve mjekësore, – konfirmoi në një deklaratë Wolfsburgu. – Sulmuesi 23-vjeçar ka rënë dakord për një marrëveshje katër-vjeçare e gjysmë me kampionët e “Ligue 1”, pjesëmarrës në fazat me eliminim direkt të Ligës së Kampioneve. Të dyja klubet kanë rënë dakord për t’i mbajtur të dhënat financiare të marrëveshjes në mënyrë konfidenciale.”

draxler

Drejtori sportiv, Olaf Rebbe, tha: “Ne kemi pasur disa diskutime shumë intensive, por konstruktive me PSG-në, me Julian Draxler dhe menaxhmentin e tij ditët e fundit. Jemi të bindur se kemi arritur në një përfundim të kënaqshëm për të gjitha palët.” Trajneri Valerien Ismael shtoi: “Sigurisht që jam i trishtuar për të parë Julian duke u larguar, sepse ai është një futbollist i shquar.”

Draxler

Draxler ka bërë 14 paraqitje në këtë sezon, por pa shënuar asnjë gol. Ardhja e Draxler, i cili kishte qenë i lidhur me Arsenalin, pritet të shpejtojë largimin e Jese Rodriguez, i cili ka qenë i lidhur me një rikthim në La Liga, te Las Palmas. PSG-ja është gjithashtu e prirur të marrë edhe mbrojtësin e Wolfsburgut, Ricardo Rodriguez, të cilin e shikon si një zëvendësim afatgjatë për Maxwell dhe konkurrencë për Layvin Kurzawa.

Më shumë nga Bundesliga