La Liga

Espanyol shkarkon trajnerin Quique Sanchez Flores

Quique Sanchez Flores nuk është më trajneri i Espanyol. Lajmin e ka bërë të ditur klubi katalanas që njëkohësisht ka shkarkuar edhe drejtorin sportiv Jardi Lardin.

Deri në fund të sezonit ekipit do të drejtohet nga David Gallego, i cili ka qenë ndihmësi i Flores gjatë këtij sezoni.

Fatale për fatet e Flores kanë qenë pesë ndeshjet e fundit ku skuadra e tij ka humbur katër dhe ka barazuar një, teksa nuk shënon në La Liga prej rreth 500 minutash.

Espanyol renditet në vendin e 16-të, me 36 pikë, pesë javë para fundit, 8 pikë mbi zonën e rënies nga kategoria.

Përpara se të merrte drejtimin e Espanyol në vitin 2016, Flores kishte drejtuar Getafe, Valencia, Benfica, Atletico Madrid, Al Alhi, Al Ain dhe Watford


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga La Liga