La Liga

Espanyol-Valencia dhe rezultati që nuk përsëritet prej 19 vitesh

Valencia, forca e dytë e kampionatit spanjoll, do të luajë në fushën e Espanyol. Miqtë janë ringjallur nën drejtimin e trajnerit Marcelino, i cili ka realizuar një mrekulli të vërtetë me “Los Che”. Vështirësitë e sezonit të kaluar janë vetëm një kujtim i largët tani, me Valencia-n që është e pamposhtur në 11 javët e para të kampionatit, duke fituar 7 takimet e fundit, një rekord i ri për klubin.

Në secilën nga 7 ndeshjet e fundit janë realizuar mbi 2,5 gola. Gjithashtu, trajneri Marcelino ka përqindjen më të mirë të fitore se çdo trajner tjetër në historinë e Vlaencia-s. Espanyol, nga ana tjetër, mban vendin e 13-të në kampionat, por ka një ecuri të mirë në ndeshjet e zhvilluara në shtëpi: 3 fitore, 1 barazim, 1 humbje. Golat kanë qenë problemi më i madh për ta, që kanë gjetur rrugën e rrjetës në vetëm 9 raste, me 7 nga këto realizime që kanë ardhur në ndeshjet e luajtura në shtëpi.

Hera e fundit që këto dy skuadra kanë barazuar 0-0 ka ndodhur 41 ndeshje më parë, në mars të 1998-ës. Që nga ajo kohë, Valencia ka fituar 21 ndeshje, Espanyol 14, ndërsa 6 janë mbyllur në barazim. Në 26 nga këto ndeshje të dy ekipet kanë arritur të shënojnë.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga La Liga