• Eugert Zhupa humbet terren, i 128-ti në renditjen e Xhiros

    Publikuar: 15 May 6:01

    Etapa e 9-të e Xhiros së Italisë, Montenero-Blockhaus, 149km e gjatë zhvilluar dje, ka përmbysur renditjen e edicionit të 100-të të Xhiros së Italisë (sot turneu është pushim). Kjo etapë u fitua nga çiklisti kolumbian Nairo Quintana, që ka marrë edhe kryesimin e Xhiros. Fundi i saj ishte një malore e vështirë, aty ku shkëlqeu Quintana, që u shkëput dhe tregoi se ëhstë një çiklist i përshtatshëm për maloret. Çiklisti i vetëm shqiptar që garon në këtë turne, Eugert Zhupa (garon me Wilier Triestina-Selle Italia), e mbylli garën në vendin e 130-të, me 26’37” vonesë nga fituesi.

    Eugert Zhupa gjate nje etape ne Xhiron e Italise

    Ndërsa në renditjen e përgjithshme, Zhupa ndodhet në vendin e 128-të, më 1h09’28” vonesë nga Quintana. Pra, paraqitja e Zhupës ka rënë disi në këtë periudhë të Xhiros, ku dhe maloret janë të shpeshta, ndërsa çiklisti shqiptar përshtatet më shumë me terrenin fushor, ku ka qenë protagonist në 3 etapa, ku dhe është shkëputur. Gjithsesi, paraqitja e përgjithshme e Eugert Zhupës është e pozitive, duke patur deri më tani një rezultat më të mirë krahasuar me dy edicionet e kaluara. Nesër zhvillohet etapa e 10-të, një kronometër individual.

    [interaction id=”590a0d9b32e5cd871b29f6c3″]


    Lexo postimet e tjera