Çiklizëm

Eugert Zhupa, nesër debuton në Turin e Antalias

Çiklisti shqiptar Eugert Zhupa do të jetë pjesë e skuadrës së Wilier Triestina – Selle Italia në Turin e Antalias, që zhvillohet në Turqi më datat 22-25 shkurt. Ekipi italian përbëhet nga 7 çiklistë dhe mes tyre do të jetë edhe Zhupa. Turi i Antalias ka 4 etapa, njëra prej të cilave kronometër individual. Mediat italiane shprehen se Eugert Zhupa do të jetë krahu i djathtë i dy lidërve të skuadrës, Jakub Mareczko dhe Filippo Pozzato, sidomos në garat e shpejtësisë, duke u përpjekur t’i ndihmojë ata në arritjen e objektivit, fitimin e këtij turneu.

Edhe për Zhupën, ky turne do të jetë një test i mirë për sezonin që sapo ka nisur, ku objektivi i tij kryesor është Xhiro e Italisë, turne që zhvillohet në maj. Shqiptari ka kohë që ka nisur përgatitjet për vitin 2018 dhe konsiderohet si një nga çiklistët kryesorë të skuadrës, teksa me shpejtësinë e tij, sidomos në shkëputje, mund të jetë vendimtar.

Skuadra e Wilier Triestina – Selle Italia qe garon në Turin e Antalias

Më shumë nga Çiklizëm