Basketboll

“Eurobasket 2017”, përcaktohen çiftet çerekfinaliste të Europianit

Janë përcaktuar 8 ekipet çerekfinale të Kampionatit Europian të Basketbollit për meshkuj, që marrin pjesë ën “Eurobasket 2017”, turne që zhvillohet në 4 shtete të ndryshme. Gjermania, Spanja, Sllovenia, Letonia, Greqia, Rusia, Italia e Serbia janë skuadra që janë kualifikuar për në fazën çerekfinale dhe, duke nisur nga sot, do të nisin garën për një vend në gjysmëfinale.

Faza në grupe e këtij Europiani u zhvillua në Finlandë, Izrael, Rumani dhe Turqi, ndërsa faza me eliminim direkt do të zhvillohet vetëm në Stamboll të Turqisë. Sot luhen takimet e para çerekfinale: Gjermani-Spanjë dhe Slloveni-Letoni, që do të pasohen nesër nga dy takimet e tjera: Greqi-Rusi e Itali-Serbi.

Çerekfinale – Eurobasket 2017

12 shtator, Gjermani – Spanjë, ora 17:45

12 shtator, Slloveni – Letoni, ora 20:45

13 shtator, Greqi – Rusi, ora 17:45

13 shattor, Itali – Serbi, ora 20:45

Nga ndeshja e Eurobasket, Serbi-France

Më shumë nga Basketboll