Connect with us

Basketboll

Euroleague, 3 ekipe turke synojnë play off-in

Sot dhe nesër do të luhen ndeshjet e raundit të 26-të të Euroleague në basketboll për meshkuj, me tri ekipe që kanë prerë që tani një biletë për në fazën çerekfinale. Real Madrid, CSKA Moskë dhe Olympiacos kanë siguruar kualifikimin, ndërkohë që këtë mesjavë mund të avancojnë më tej edhe ekipe të tjera. Mes skuadrave pretendente janë turqit e Fenerbahce, që në rast fitore ndaj Brose Bamberg avancojnë më tej, ndërkohë që në garë është edhe Anadolu Efes e Stambolli. Shpreson ende skuadra spanjolle e Barcelonës, momentalisht jashtë zonës së play off-it dhe që luan nesër në Turqi. Me sezonin e rregullt drejt fundit emocionet janë shtuar pa masë në Euroleague, me 8 ekipet e para që avancojnë në fazën çerekfinale.

EUROLEAGUE – RAUNDI I 26-TË

16 mars, Anadolu Efes – Maccabi, ora 18:00

16 mars, Panathinaikos – Real Madrid, ora 20:15

16 mars, Brose Bamberg – Fenerbahce, ora 20:45

16 mars, Armani Milano – Crvena Zvezda, ora 20:45

17 mars, Unics Kazan – Zalgiris Kaunas, ora 17:00

17 mars, Stamboll – Barcelona, ora 18:00

17 mars, Olympiacos – Gallatasaraj, ora 20:00

17 mars, Baskonia Gasteiz – CSKA Moskë, ora 21:00

Më shumë nga Basketboll