Basketboll

Euroleague, 3 skuadra sigurojnë çerekfinalet

Janë luajtur mbrëmë katër takimet e para të raundit të 26-të të Euroleague në basketboll për meshkuj. Tri ekipe kanë prerë që sot një biletë për në çerekfinale: Real Madrid, CSKA Moskë dhe Olympiacos. Spanjollët u mundën 88-82 nga Panathinaikos, duke pësuar humbjen e shtatë sezonale. Për grekët një fitore e rëndësishme, duke hedhur një hap më tej drejt kualifikimit. Singleton me 21 pikë bëri diferencën në parket për Panathinaikos. Fiton edhe skuadra turke e Anadolu Efes, që mundi 92-87 Maccabi, duke arritur një sukses që e afron më shumë me fazën e play off-it. Granger me 22 pikë ishtë më i miri në parket.

Nga ndeshja fenerbahce-Zalgiris Kaunas

Edhe skuadra tjetër turke e Fenerbahce avancon më tej në Euroleague, duke qenë forca e katërt, pas triumfit 83-78 arritur ndaj Brose Bamberg në fushën e këtij të fundit. Një fitore e madhe për turqit, ku u dallua Dixon me 26 pikë. Fiton edhe ekipi serb i Crvena Zvezda, që mundi 78-71 Armani Milano dhe konsolidon vendin e gjashtë në renditje. Një ndeshje e mirë e serbëve, ku u dallua Kuzmic me 15 pikë, fitore me vlerë për miqtë, pasi fituan në fushën e ekipit italian, që i thotë lamtumirë turneut europian. Sot në mbrëmje do të luhen katër ndeshjet e mbetura të raundit të 26-të të Euroleague.

EUROLEAGUE – RAUNDI I 26-TË

16 mars, Anadolu Efes – Maccabi, 92-87

16 mars, Panathinaikos – Real Madrid, 88-82

16 mars, Brose Bamberg – Fenerbahce, 78-83

16 mars, Armani Milano – Crvena Zvezda, 71-78

17 mars, Unics Kazan – Zalgiris Kaunas, ora 17:00

17 mars, Stamboll – Barcelona, ora 18:00

17 mars, Olympiacos – Gallatasaraj, ora 20:00

17 mars, Baskonia Gasteiz – CSKA Moskë, ora 21:00

Më shumë nga Basketboll