Basketboll

Euroleague: Luhet raundi i 7-të, spanjollët kërkojnë të ndalin dominimin rus

Luhen sot dhe nesër takimet e raundit të 7-të të Euroleague në basketboll për meshkuj, një turne që tashmë ka hyrë në një fazë interesante, ku luhet për 8 vendet e para, që të kualifikojnë për në çerekfinale. Khimki Moskë, që kryeson renditjen, do të ketë një sfidë të vështirë në Greqi përballë Panathinaikos, ndërsa kryesuesit e tjerë, rusët e CSKA Moskë, do të udhëtojnë në Beograd. Një javë që mund të ndihmojë spanjollët e Real Madrid, Valencia e Barcelona, që kanë shansin për të fituar dhe ndalur këtë dominim të dy skuadrave ruse. Sfida kryesore e kësaj jave mbetet ajo mes Fenerbahce dhe Olympiacos, që luhet në Turqi.

Euroleague – Meshkuj, raundi i 7-të

14 nëntor, Maccabi Tel Aviv – Anadolu Efes, ora 20:05

14 nëntor, Panathinaikos – Khimki Moskë, ora 20:15

14 nëntor, Baskonia Gasteiz – Real Madrid, ora 20:30

14 nëntor, Unicaja Malaga – Zalgiris Kaunas, ora 20:45

15 nëntor, Fenerbahce – Olympiacos, ora 18:45

15 nëntor, Crvena Zvezda – CSKA Moskë, ora 19:00

15 nëntor, Brose Bamberg – Barcelona, ora 20:00

15 nëntor, Valencia – Armani Milano, ora 20:45

Më shumë nga Basketboll