Connect with us

Basketboll

Euroleague, në Stamboll takimet e “Final Four 2017”

Ditën e premten, më 19 maj, do të luhen gjysmëfinalet e play off-it të Euroleague në basketboll për meshkuj, aty ku janë kualifikuar 4 ekipet më të mira të kontinentit. “Final four 2017” këtë vit do të zhvillohet në Stamboll, aty ku kanë mbërritur sot katër ekipet gjysmëfinaliste, në kërkim të trofeut më të rëndësishëm në Europë për skuadra. CSKA Moskë është skuadra kampione në fuqi, e cila është kualifikuar dhe do të kërkojë të mbrojë këtë titull.

Rusët do të luajnë në gjysmëfinale ndaj grekëve të Olympiacos, ndërsa në takimin tjetër do të përballen vendasit e Fenerbahce dhe spanjollët e Real Madrid. Të dyja takimet parashikohen të bukura dhe të forta, pasi nuk ka favoritë edhe pse bastexhinjtë parashikojnë një finale mes Real dhe CSKA. Finalja do të luhet ditën e diel.

Euroleague – Gjysmëfinale play off (19 maj)

CSKA Moskë – Olympiacos, ora 17:30

Real Madrid – Fenerbahce, ora 20:30

Më shumë nga Basketboll