Basketboll

Euroleague ngre siparin, nesër luhen ndeshjet e javës së parë

Do të nisë nesër në mbrëmje edicioni 2017-2018 i euroleague në basketboll për meshkuj, turneu më i rëndësishëm për skuadra në Europë, ku marrin pjesë 16 skuadra. Ashtu si edhe sezonin e kaluar, kur u vendos formari i ri, 16 ekipet pjesëmarrëse janë në një grup të vetëm dhe luhet me sistem vajtje-ardhje, me tetë skuadrat më të mira që shkojnë më pas në fazën çerekfinale.

Pra, në total, në përfundim të sezonit të rregullt do të zhvillohen 30 javë kampionat. Java e parë e këtij turneu do të nisë me një ndeshje “big”, siç është ajo mes Barcelonës dhe Panathinaikos, ndërsa kampionia në fuqi e Fenerbahce do ta nisë sezonin e ri në fushën e spanjollëve të Unicaja Malaga. Edhe këtë edicionet, ekipet ruse, spanjolle e ato turke janë favoritet kryesore për fitimin e këtij turneu, finalet e së cilës do të luhen në Beograd (Serbi), më datat 17-20 maj 2018.

Fenerbahce, skuadra kampione ne fuqi e Euroleague

Euroleague, java e parë

12 tetor, CSKA Moskë – Armani Milano, ora 19:00

12 tetor, Anadolu Efes – Real Madrid, ora 19:00

12 tetor, Brose Bamberg – Maccabi Tel Aviv, ora 20:00

12 tetor, Olympiacos – Baskonia Gasteiz, ora 20:00

12 tetor, Unicaja Malaga – Fenerbahce, ora 21:00

13 tetor, Khimki Moskë – Valencia, ora 19:00

13 tetor, Zalgiris Kaunas – Crvena Zvezda, ora 19:00

13 tetor, Barcelona – Panathinaikos, ora 21:00

Më shumë nga Basketboll