• Euroleague, Olympiacos kualifikohet në “final four”

    Publikuar: 3 May 10:07

    Olympiacos është skuadra e katërt gjysmëfinaliste e Euroleague në basketboll për meshkuj. Grekët mundën 87-78 turqit e Anadolu Efes, duke fituar 3-2 serinë e ndeshjeve çerekfinale. Sfida e pestë u zhvillua mbrëmë në Athinë, me vendasit që arritën një fitore të merituar dhe kualifikohen për në “final four”, që do të luhen pas dy javësh në Turqi.

    Ndeshja e luajtur dje ka qenë me rivalitet në pjesën e parë, por në 20 minutat e dyta erdhi shkëputja e Olympiacos, që triumfoi falë 22 pikëve të Spanoulis, më i miri në parket. Pas përfundimitn të këtij takimi, dy çiftet gjysmëfinaliste janë Real Madrid-Fenerbahce dhe CSKA Moskë-Olympiacos, ndeshje që do të luhen më datën 19 maj.

    [interaction id=”577e1cb733e3688a29435bef”]


    Lexo postimet e tjera