Futboll

Euroleague, raundi i 26-të / CSKA e Moskës mposht Fenerbahce

Në Euroligën e Basketbollit u luajtën dy ndeshjet e  fundit, që mbyllën raundin e 26-të të sezonit të rregullt. Vëmendja kryesore ishte në përballjen mes kampionëve në fuqi të Fenerbahces dhe CSKA-së së Moskës, e zhvilluar në “Ülker Sports Arena” të Stambollit, që u mbyll me fitoren e ngushtë 79 – 81 të moskovitëve. Sfida ishte e ekuilibruar deri në sekondat e fundit, por basketbollistët e CSKA-së gabuan më pak në momentin më vendimtar, duke fituar me 2 pikë diferencë. Gjithsesi, ky rezultat ndikon pak në renditje, pasi të dyja skuadrat e kanë siguruar kualifikimin në “play off”. Për Fenerbahcen nuk mjaftoi paraqitja e italianit Melli, që realizoi 18 pikë, ndërsa në radhët e CSKA-së statistikat më të mira i kishin Vorontsevich dhe Higgins, respektivisht me 17 dhe 15 pikë. Forcon pozitat në zonën “play off” Panathiniakosi, që fitoi 79-90 në parketin e Unicajas. Skuadra greke u inspirua në këtë sukses nga amerikani Rivers, që shënoi 24 pikë, ndërsa Gist shtoi edhe 16 pikë të tjera. Në radhët e Unicajas spikati serbi Nedovic me 19 pikë, 7 asiste dhe 4 topa të kontrolluar poshtë koshit.

 

 

 


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll