Basketboll

Euroleague rekord, 1 mln tifozë gjatë fazës së parë

Turneu i Euroleague në basketboll për meshkuj ka prekur shifrën e 1 milionë tifozëve gjatë fazës së parë të aktivitetit më të rëndësishëm Europian të sportit të koshit. Lajmin e kanë konfirmuar drejtuesit e këtij turneu, që e kanë cilësuar këtë shifër një rekord dhe një hap përpara. Duket se ndryshimi i strukturës së turneut, me 16 ekipet më ta mira që janë në një grup të vetëm (luhet me dy faza me sistem vajtje-ardhje), ka sjellë përzgjedhje edhe të fansave.

Stadiumet janë thuajse plot. Në përfundim të 15 javëve të para, numri total i tifozëve që kanë ndjekur ndeshjet e Euroleague  është 1,060,057, me një mesatare prej 7 mijë tifozësh për takim. Në janar kanë nisur takimet e fazës së dytë (30 javë në total), me 8 skuadrat më të mira që kualifikohen për në fazën çerekfinale (kryeson ekipi kampion në fuqi i CSKA Moskë).

Më shumë nga Basketboll