Basketboll

Euroleague: Zhgënjen Barcelona, Anadolu Efes fiton derbin turk

Më fillimin e vitit të ri janë luajtur edhe katër ndeshjet e para të raundit të 16-të të Euroleague në basketboll për meshkuj. Anadolu Efes ka fituar 84-73 ndaj Gallatasaraj në derbin turk, një sfidë me rivalitet dhe e hapur deri në fund. Dunston me 17 pikë ishte shënuesi më i mirë për Anadolu Efes, që vendosi sfidën në fundin e saj. Fitore të thellë arriti skuadra spanjolle e Baskonia, që mundi 102-70 Unics Kazan, ndeshje dominuar nga vendasit. Beaubois me 29 pikë ishte lider në fushë për ekipin e Baskonia Gasteiz.

Nga ndeshja CSKA Moske-Unics Kazan

Fiton edhe ekipi gjerman i Brose Bamberg, që mundi 85-65 Barcelonën, me dyshen Miller-Strelnieks që realizuan nga 20 pikë secili. Një ndeshje e dobët e ekipit spanjoll, ku nuk mjaftuan 19 pikët e Rice për të evituar humbjen. Në sekondat e fundit fitoi Maccabi, që mundi 93-92 Stambollin, ndeshje ku u dallua Weems me 24 pikë për izraelitët. Sot luhen katër takimet e tjera të raundit të 16-të, ndërkohë që në çerekfinale kualifikohen 8 skuadrat e para në përfundim të sezonit të rregullt.

EUROLEAGUE – RAUNDI I 16-TË

5 janar, Anadolu Efes – Gallatasaraj, 84-73

5 janar, Brose Bamberg – Barcelona, 85-65

5 janar, Maccabi – Stamboll, 93-92

5 janar, Baskonia Gasteiz – Unics Kazan, 102-70

6 janar, Fenerbahce – Armani Milano, ora 18:45

6 janar, Zalgiris Kaunas – Crvena Zvezda, ora 19:00

6 janar, Olympiacos – Panathinaikos, ora 20:00

6 janar, Real Madrid – CSKA Moskë, ora 21:00

Më shumë nga Basketboll