Seria A

Europa do të dridhej: ja top-formacioni i Interit, nëse vjen Luka Modric (video)

Ylli kroat i Real Madridit, lojtari më i mirë i Botërorit të Rusisë, nënkampioni i botës, Luka Modric ka filluar të tingëllojë fuqishëm si përforcim i mundshëm i Interit. Nëse ai mbërrin në Milano, mesfushori kreativ do të përmbyllte një top-formacion ëndrrash për Luaciano Spalletin dhe tifozët zikaltër.

Te Real Madrid nuk e kanë marrë aspak mirë lajmin se Luka Modric kërkon të largohet, pas ofertës që skuadra e Interit i ka bërë mesfushorit kroat. Sipas “El Mundo Deportivo”, skuadra “merengues” ka kërkuar ndihmën e UEFA-s për të ndalur largimin e kroatit. Arsyeja është se paratë, të cilat Interi do t’i përdorë për blerjen e Modric, janë të paligjshme.

Modric është i tunduar nga oferta e Interit dhe agjentët e tij kërkojnë që lojtari të transferohet në Itali sezonin tjetër, ashtu sikurse Jorge Mendes bëri me Cristiano Ronaldon. Oferta e Interit është 15 milionë të paguara që tani për huazimin dhe 20 milionë pas një viti. Një shumë e ulët për mesfushorin më të mirë në botë”, – shkruan e përditshmja spanjolle, duke cituar burime nga klubi madrilen.

Më shumë nga Seria A