Kampionatet në Europë

Europa është në këmbët e “fëmijëve”, këta janë 5 më të mirët

“Nëse do të kesh sukses në këtë botë, premto gjithçka dhe mos mbaj asnjë”. Këtë e ka thënë Napoleon Bonaparte që ka lindur në momentin e duhur për të hyrë në histori, por shumë kohë para se të bota të pushtohej nga sporti më i dashur në botë. Sepse në botën e artë dhe elektrizuese të topit, pa siguri, ose më saktë pa golat, shumë shpejt përfundon në harresë. Gjatë viteve, kanë qenë të shumtë talentet premtuese që nuk i kanë mbajtur këto premtime, por ata që kanë qenë të përzgjedhur nga fati nuk kanë dështuar. Për këtë arsye, kur pjesa më e madhe e tyre nuk ka mbushur akoma 23 vjeç, në Europë ka një “ushtri” sulmuesish, nga Andrea Belotti te Romelu Lukaku, që janë duke kaluar kufirin që ndan një lojtarë të mirë nga një kampion. Ja cilët janë 5 sulmuesit më të mirë që kanë lindur nga 1993-shi e në vazhdim, të cilët luajnë në 10 kampionatet kryesore të Europës.

Andrea Belotti – Torino (25 gol në 29 ndeshje)

Sulmuesi i Torinos nuk është vetëm golashënuesi më i mirë i Serie A (bashkë me Dzeko), pior është sulmuesi Under 23 që shënon më shumë në Europë. 25 gola në 28 ndeshje, 41% të 60 golave të realizuar në këtë kampionat nga Torino, me një mestare prej 1 goli për 102 minuta. Jo vetëm: me golat e realizuar kundër Cagliari-t, Belotti është bërë lojtari i parë Under 23 që ka shënuar 24 gola në sezon pas Andrij Shevchenko (’99-’00) dhe ka tërhequr vëmendjen e “big”-ëve të Europës, që për të bindur klubin torinez duhet të paguajnë 100 milionë euro.

Romelu Lukaku – Everton (24 gol in 32 ndeshje)
Në vendin e dytë, me 23 gola në 31 ndeshje, është Romelu Lukaku, sulmuesi belg i Evertoni-t. Drgba i ri, siç është pagëzuar, është “kafsha” klasike e zonës së rreptësisë: i fuqishëm dhe me një nuhatje të jashëtzakonshme për golin. Pavarësisht moshës së re, Lukaku ka realizuar 144 gola në 311 ndeshje, të ndara mes Anderelcht (41 në 97),
Ëest Bromëich (17 në 38 ndeshje), Chelsea (0 në 15 paraqitje) dhe Everton (86 in 161 ndeshje). Pa harruar edhe titullin si golashënuesi më i mirë i Europa League, me 8 gola të realizuar në sezonin 2014-15, kur ishte vetëm 21 vjeç. Verën e kaluar është folur për një interesim të Chelsea dhe Juventus. Dimri dhe pranvera kanë konfirmuar cilësitë e tij dhe kanë ndikuar në rritjen e çmimit të kartonit, teksa menaxheri i tij Mino Raiola po bëhet gati të realizojë një tjetër operacion me shifra rekord…

Mauro Icardi – Inter (21 gol në 30 ndeshje)
Në podium është edhe Mauro Icardi. Kapiteni i Inter, i datëlindjes 1993 (prej pak kohësh ka mbushur 24), ka realizuar 21 gola në 30 ndeshje të kampionatit: 12 me të djathtën, 3 me të majtën dhe 6 me kokë. Një sulmues i plotë, i cili nuk bën vetëm rolin e finalizuesit. Në fakt, Mauri, nën drejtimin e Pioli-t, ka treguar se është i gatshëm edhe të ndihmojë ekipin (9 asiste). Icardi ka marrë pjesë në realizimin e 30 prej 58 golave të shënuar nga Inter në kampionat. Me pak fjalë, më 50% e golave të Inter kanë ardhur nga këmbët e tij. Shifra të frikshme, ashtu siç është edhe klauzola prej 110 milionë euro (e vlefshme vetëm për skuadrat jashtë Italisë) e vendosur në kontratën e tij.

Harry Kane – Tottenham (20 gol in 24 ndeshje)

Sulmuesi i katërt i “fëmijëve” sulmues të Europës është Harry Kane. Sulmuesi i Tottenham ka realizuar 24 gola në këtë sezon, 20 prej të cilëve në kampionat: 4 dygolësha (me West Ham, Swansea, Watford dhe Everton) dhe 2 tregolësha (West Brom dhe Stoke City). Një lojtar që ka realizuar 71 gola deri tani në Premier League, 69 me fanellën e Tottenham dhe 2 me atë të Leicester. Këtyre i duhen shtuar edhe 12 realizimet e regjistruara mes Champions League dhe Europa League, 8 të shënuar në FA Cup dhe 5 me kombëtaren e Anglisë.

Dele Alli – Tottenham (16 gol në 31 ndeshje)
“Top 5” mbyllet me një tjetër lojtar të Tottenham. 21-vjeçari Dele Alli, që ka realizuar 16 gola në 30 ndeshje. Mes golave dhe asisteve, ai ka kontribuar në realizimin e 40 golave në Premier. Shifra këto, që, në moshën e tij, nuk janë arritur as nga legjenda si Lampard (15),
Gerrard (13) dhe Beckham (12). Ai depërton, bën presing dhe shënon me një rregullsi mbresëlënëse, aq sa “big”-ët e Europës (Barça dhe Real mbi të gjithë) janë gati të bëjnë çmenduri. Dhe të mendosh se është transferiuar në White Hart Lane si një lojtarë çfarëdo, për vetëm 5 milionë euro…

Më shumë nga Kampionatet në Europë