Europa League

EUROPA LEAGUE / Lazio barazon, Marseille dhe Sporting “prekin” çerekfinalet…

EUROPA LEAGUE / Lazio barazon, Marseille dhe Sporting “prekin” çerekfinalet…

Lazio ka barazuar 2-2 ndaj Dynamo Kiev në ndeshjen e parë për 1/8-t e finaleve të Europa League, duke lënë gjithçka të hapur për takimin e kthimit. Në “Olimpico”, gjithçka ndodhi në pjesën e dytë ku miqtë nga Ukraina shënuan të parët me anë të talentit 20-vjeçar Viktor Tsygankov, por Lazio barazoi dy minuta më vonë me Ciro Immobile dhe kur u mbush një orë lojë gjeti golin e avantazhit me anë të brazilianit Felipe Anderson. Gjithsesi, dhjetë minuta para fundit Junior Moraes barazoi për Dynamo.

Ndërkohë në tre ndeshjet e tjera, të luajtura në mbrëmje për “kupën e vogël” u fituan nga skuadrat vendase. Sportingu i Lisbonës dhe Marsielle mund të konsiderohen të avantazhuara për arritjen në çerekfinalet e Europa League pasi fituan në fushën e tyre me dy gola diferencë, përkatësisht 2-0 ndaj Victoria Plzen dhe 3-1 ndaj Athletic Bilbao. Ndërkohë, edhe gjermanët e RB Leipzig fituan 2-1 ndaj Zenit. Bruma dhe Werner shënuan golat për ekipin e Marcel Halstenberg, ndërsa për rusët golin e realizoi Criscito me goditje dënimi, pesë minuta para fundit. Gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Shën Petërsburg.

Më shumë nga Europa League