Connect with us

Europa League

EUROPA LEAGUE / Lyon eliminon Romën, United bën detyrën…

Manchester United ka fituar 1-0 ndaj FK Rostov, duke u kualifikuar për në çerekfinalet e Europa League, veprimtari që në rast suksesi të garanton praninë në Champions League, sezonin e ardhshëm. Në “Old Trafford”, gjithçka nisi nga barazimi 1-1 në Rusi, një javë më parë, edhe në barazim, këtë herë 0-0, u mbyllën edhe 45 minutat e para. Diferencën në favor të “djajve” e bëri Juan Mata, me golin e fitores 20 minuta para fundit, i shërbyer me finte nga Zlatan Ibrahimovic. Në këto kushte, skuadra e Jose Mourinho kualifikohet me rezultatin e përgjithshëm 2-1.


Juan Mata Goal HD – Manchester United 1-0 FK… by Highlights-Serie-A

Lyon është kualifikuar mes tetë ekipeve më të mira të Europa League, edhe pse u mposht 2-1 nga Roma në “Olimpico”. Francezët, që kishin fituar 4-2 në ndeshjen e parë, shënuan të parët në kryeqytetin italian me anë të Mouctar Diakhaby, i cili tundi rrjetën me një goditje të saktë me kokë. Roma përmbysi gjithçka me golat e Strootman dhe autogolin e Tousart. Italianët patën në dispozicion 30 minuta për të gjetur golin që do t’i jepte kualifikimin, por nuk ia dolën dhe në këto kushte asnjë skuadër nga Serie A nuk vazhdon garën në këtë edicion të Europa League.


Roma 2-1 Lyon – Highlights & All Goals HD 16… by Goals_online

Ndërkohë, shkon në çerekfinale edhe Besiktas, që fitoi 4-1 në Stamboll duke eliminuar Olympiacos me rezultatin e përgjithshëm 5-2. Genk u kualifikua ndaj Gent në derbin e skuadrave belge, ndërsa në derbin e Gjermanisë, Schalke u kualifikuar ndaj Borussia Monchengladbach, në bazë të rregullit të golit në transfertë, pas dy barazimeve 1-1 dhe 2-2. Celta Vigo u kualifikua me dy fitore ndaj Krasnodar, ashtu si Anderlecht ndaj APOEL. Ajax fitoi 2-0 në Amsterdam duke përmbysur humbjen 2-1 në Kopenhagen.

Më shumë nga Europa League