• Europa League / Lyon përmbys Romën!

    Publikuar: 9 Mar 11:01

    Lyon ka fituar me përmbysje, 4-2 ndaj Romës, duke bërë një hap drejt çerekfinaleve të Europa League. Roma e mbylli pjesën e parë në avantazh 2-1, pas golave të shënuar nga Salah dhe Fazio, por në pjesën e dytë francezët shënuan tre herë, me “yjet”e saj Toliso, Fekir dhe Laxazette, duke i shkaktuar skuadrës së drejtuar nga Spalletti, humbjen e katër në pesë ndeshjet e fundit. Takimi i kthimit do të luhet pas shtatë ditësh në “Olimpico”.


    All Goals & Highlights HD – Lyon 4-2 AS Roma… by livescoreIn

    Në ndeshjet e tjera të luajtur në mbrëmje për 1/8-t e finaleve të Europa League, Genk fitoi 5-2 në fushën e Gent në derbin e Belgjikës në Europë dhe mund të konsiderohet si skuadra më e sigurt për kalimin në raundin tjetër. Në barazim 1-1 u mbyll “derbi” i tjetër i kësaj veprimtarie, ai mes Schalke dhe Borussia Monchengladbach. Gjithçka ndodhi në pjesën e parë, ku Hofmann kaloi në avantazh miqtë, ndërsa Burgstaller ngushtoi diferencën për vendasit. 1-1 u mbyll edhe Olympiacos-Besiktas, duke lënë gjithçka të hapuar për ndeshjen e kthimit në Stamboll.


    All Goals & highlights – Schalke 1-1 Borussia… by mohtv


    Lexo postimet e tjera