Europa League

Europa League, Roma kualifikohet me humbje!

U dhanë bileta të tjera për në 1/8-t e finaleve të Europa League, pas atyre që morën Manchester United, Krasnodar dhe Schalke 04 gjatë ditës së djeshme. Roma është kualifikuar pavarësisht nga humbja 1-0 në “Olimpico” ndaj Villarreal. Verdhekuqtë kishin fituar 4-0 në ndeshjen e parë në Spanjë, por këtë herë u thyen me golin e shënuar nga Borre, pas çerekore lojë. Gjithsesi, skuadra e Spalleti është ende në garë në “kupën e vogël”.


Rafael Borre Goal HD Roma 0-1 Villareal – 23… by FootballLiveGoals


All Goals & Highlights HD – Zenit Petersburg 3… by Jek09Pre

Ndërkohë, goli i shënuar nga Thelin, në minutën e fundit të ndeshjes, i ka dhënë Anderlecht kualifikimin në Rusi ndaj Zenit. Belgët kishin fituar 2-0 në ndeshjen e parë, por e panë veten në shifrat 3-0 në fushën e Zenit. Vetëm goli i Thelin “in extremis” ktheu fatet e sfidës. Ndërkohë, edhe Olimpiacos fitoi 3-0 ndaj Osmalinspor, në fushën e ekipit turk dhe fiton të drejtën për të vazhduar më tej, pasi ndeshja e parë ishte mbyllur në barazim.

Ajax është kualifikuar pasi ka fituar 1-0 ndaj Legia Varshavë. Nick Viergever shënoi golin e vetëm në 180 minuta sfidë mes holandezëve dhe polakëve. Besiktas dhe APOEL Nicosia u kualifikuan përkatësisht ndaj Hapoel Beer Sheva dhe Athletic Bilbao me rezultatet e përgjithshme 5-3 dhe 4-3. Nesër do të hidhet shorti për 1/8-t e finaleve të Europa League…

Më shumë nga Europa League