• Europa League, zbulohen çiftet e 1/8-ve

    Publikuar: 24 Feb 1:57

    Euopra League ka hyrë në fazën e nxehtë. Është hedhur sot, në Nion të Zvicrës, shorti i 1/8-ve (9 mars ndeshjet e para, 16 mars ndeshjet e kthimit). Janë pesë ekipet favorite për fitoren e kupës. Nuk ka pasur shumë fat skuadra e Roma-s, që ka peshkuar Lyon-in e Lacazette. Ndërsa kanë shkuar më mirë gjërat për Manchester United, që do të përballet në 1/8-at me Rostov. Derbi gjerman për Borussia Moenchengladbach dhe Schalke 04. Finalja do të luhet më 24 maj në Stokholm.

     


     
    Çiftet e 1/8-ve
    Celta di Vigo-Krasnodar
    Apoel Nicosia-Anderlecht
    Schalke 04-Borussia Moenchengladbach
    Lione-Roma
    Rostov-Manchester United
    Olympiacos- Besiktas
    Gent-Genk
    Copenaghen-Ajax

     


    Lexo postimet e tjera