Europa League

Europa Leauge / Arsenal luan “tenis”, ja cilat 32 janë skuadrat e kualifikuara…

Europa Leauge / Arsenal luan “tenis”, ja cilat 32 janë skuadrat e kualifikuara…

Arsenal e ka mbyllur me një fitore tenistike, 6-0 ndaj BATE Borisov, fazën me grupe të Europa League, duke u kualifikuar për në 1/16-t e finaleve si skuadra fituese e Grupit H. Arsene Wenger aktivizoi futbollistë që nuk kanë pasur shumë minuta në këtë sezon dhe ata nuk zhgënjyen. Mathieu Debuchy, Theo Walcott dhe Jack Wilshere shënuan në pjesën e parë për “topçinjtë”, ndërsa në pjesën e dytë golat erdhën nga një autogol i Denis Polyakov, nga penalltia e Olivier Giroud dhe nga goditja e bukur e Mohamed Elneny.

32 skuadrat që do të vazhdojnë më tej në Europa League janë: Villarreal, Astana, Dynamo Kiev, Partizan Beograd, Braga, Ludogorets, Milan, AEK, Atalanta, Lyon, Lokomotiv Moskë, Copenhagen, Plzen, Steaua, Arsenal, Crvena Zvezda, Lazio, Nice, Marseille, Salcburg, Bilbao, Ostersunds, Zenit, Sociedad, CSKA Moskë, Celtic, Atletico Madrid, Sporting Lisbonë, Spartak Moskë, Napoli, RB Leipzig, Borussia Dortmund

Pas Arsenal, si vendi i dytë i grupit kualifikohen serbët e Crvena Zvezda, që fitoi 1-0 në Beograd kundër Koln. Ndërkohë, Lazio, që e kishte siguruar më parë kualifikimin, është mposhtur 3-2 nga Zulte Waregem. Në ndeshjen e vlefshme për Grupin K, skuadra tjetër e kualifikuar, Nice, u mposht 1-0 ndaj Vitese. Zenit ka fituar 1-3 në fushën e Sociedad, në një sfidë mes dy ekipeve të kualifikuar dhe me 16 pikë, skuadra e drejtuar nga Roberto Mancini mund të krenohet me faktin se është skuadra që ka grumbulluar më shumë pikë në këtë edicion të Europa League.

Më shumë nga Europa League