Meshkuj

Europa tabu për Vllazninë, fondet lënë jashtë kampionët

Mund të jetë vërtetë diçka absurde një kërkesë e tillë e mbërritur ditët e fundit në zyrat e klubit shkodran. Ky i fundit ka hedhur idenë e pjesëmarrjes në Kupat e Europës pas shpalljes për herë të parë në historinë e tij kampion i Shqipërisë. Për këtë arsye, ka nisur edhe interesimi në Federatën përkatëse për të mësuar rregullat që duhen për pjesëmarrjen në “Challenge Cup” por janë befasuar nga shkresa që kanë marrë. “Nëse doni të merrni pjesë në këtë kupë, duhet të paguani një garanci prej 7 mijë eurCEVosh në llogarinë e FSHV dhe në fund të aktivitetit, nëse nuk keni shkaktuar probleme a gjëra të tilla, ky fond do t’u kthehet sërish mbrapa”, shkruhet në shkresën e këtij institucioni. Për shkodranët është diçka absurde një gjë e tillë sepse nuk ka pse Federata jonë të “ngurtësojë” një fond të tillë.

Nga ndeshja finale Vllaznia-Studenti

Nëse kjo do të kërkohej nga Federata Europiane do ishte çështje tjetër në fakt. Përpos kësaj, nuk ka shumë informacion nëse e njëjta gjë i është kërkuar edhe Studentit vitin e kaluar kur ka marrë pjesë në këtë kupë. Nëse është vërtetë kështu, padiskutim që Vllaznia nuk do të marrë pjesë në “Challenge Cup” sepse përveç kësaj garancie prej 7 mijë eurosh, asaj i duhen edhe 6 mijë euro të tjera si shpenzime për këtë pjesëmarrje. Klubi shkodran për momentin nuk i ka kaq fonde dhe për këtë arsye, pritet që të japë edhe përgjigjen përfundimtare të mosmarrjes pjesë në Kupat e Europës.

Më shumë nga Meshkuj