Basketboll

Europiani i basketbollit, nuk kemi pallat sporti ku të luajmë

Shqipëria nuk ka një vend ku të zhvillojë ndeshjet e Kampionatit Europian të Basketbollit për femra, turne që do të nisë më 21 nëntor të këtij viti. Ka qenë ky rezultati i inspektimit që kanë bërë sot dy përfaqësuesit e Federatës Europiane të Basketbollit (Fiba-Europe) të pranishëm prej 24 orësh në Tiranë

Shqipëria nuk ka një vend ku të zhvillojë ndeshjet e Kampionatit Europian të Basketbollit për femra, turne që do të nisë më 21 nëntor të këtij viti. Ka qenë ky rezultati i inspektimit që kanë bërë sot dy përfaqësuesit e Federatës Europiane të Basketbollit (Fiba-Europe) të pranishëm prej 24 orësh në Tiranë. Të shoqëruar nga drejtuesit e FSHB-së, sekretari Korab Llazani dhe përgjegjësi i sektorit të garave Andi Koçi, dy përfaqësuesit e Fiba-s kanë inspektuar 3 pallate sporti.

lazani me njonin

Gjatë inspektimeve në “Tomorr Sinani”

Koordinatorja dhe shefi i grupit të gjyqtarëve të Fiba-Europe inspektuan sot ambientet sportive në qytetet e Tiranës, Elbasanit dhe Durrësit. Këto janë të vetmit që plotësojnë kushtet e rëndësishme dhe të patjetërsueshme të rregullores së Fiba: Distanca nga aeroporti dhe kapacitet minimal me 2000 vende”, thuhet në deklaratën për shtyp të publikuar nga Federata Shqiptare e Basketbollit në faqen e saj zyrtare në “Facebook”.

dhomat

Gjatë inspektimeve në “Tomorr Sinani”

Rezultatet e këtij kontrolli kanë qenë skandaloze, fakt që pranohet edhe nga vetë FSHB-ja, që më tej në deklaratën e saj thotë: “Nga inspektimi i bërë, koordinatorja do të negociojë me Fiba për shtyrjen e afatit të plotësimit të formularit të shpalljes së vendit se ku do të luhen ndeshjet. Kjo, në mënyrë që t’i japë mundësi autoriteteve përgjegjëse të marrin përsipër përmirësimin e kushteve (Bashkia e qytetit respektiv si edhe MAS)“, thotë FSHB-ja, që lëshon apelin.

r.njala

Gjatë inspektimeve në “Ramazan Njala”

Me shpresën që thirrja jonë e vazhdueshme do të dëgjohet shumë shpejt, deri në nëntor kur starton  “Eurobasket Femra 2017”, shprehet FSHB-ja në deklaratën e saj, duke bërë kështu apel për ndihmë nga qeveria shqiptare, për të ndërhyrë në përmirësimin e kushteve të pallateve të sportit.

banjot

Gjatë inspektimeve në “Tomorr Sinani”

Në eliminatoret e Kampionatit Europian 2017 në basketboll për femra Shqipëria ndodhet në Grupin C së bashku me Italinë, Malin e Zi e Britaninë e Madhe, në një mision të pamundur për të fituar ndonjë ndeshje. Ndeshja e parë luhet më 21 nëntor (ndaj Italisë jashtë) dhe më 25 nëntor presim Malin e Zi dhe në rast se nuk përmirësohen kushtet, atëherë FSHB-ja rrezikon të marrë, si gjithnjë, gjoba të majme për mosplotësimin e kërkesave të Fiba-Europe.

a.rusi

Gjatë inspektimeve në “Asllan Rusi”

[total-poll id=70688]

Më shumë nga Basketboll