Basketboll

Europiani, kombëtarja U-18 humbet edhe me Luksemburgun

Tri ndeshje dhe tri humbje për kombëtaren U-18 në basketboll për djem, që nuk po arrin ende të dalë te fitorja në Europianin e kësaj grupmoshe. Në Talin të Estoninë po zhvillohen ndeshjet e Divizionit B, aty ku ndodhet edhe Shqipëria e trajnerit Mired Jani, që deri më tani ende nuk ka gjetur rrugën drejt fitores. Kuqezinjtë janë në Grupin A dhe pas humbjeve të thella me Holandën e Suedinë, sot erdhi edhe humbja me Luksemburgun, me shifrat e ngushta 72-69.

Edhe pse Shqipëria e nisi mirë ndeshjen, duke udhëhequr në periodën e parë, në çerekun e dytë ishin rivalët tanë ata që komanduan dhe u shkëputën 38-28. Këtë diferencë prej 10 pikësh ata e ruajtën deri në fund (fituan me 3 pikë), me gjithë përpjekjet e basketbollistëve shqiptarë për të përmbysur shifrat. Dy ndeshjet e radhës së Shqipërisë ën grupin A janë ndaj Çekisë dhe Britanisë së Madhe.

Kalendari i Kombëtares U-18 për djem

Shqipëri – Holandë, 55-110 (15-31, 10-32, 18-24, 12-23)

Shqipëri – Suedi, 61-84 (14-23, 17-19, 10-25, 20-17)

Shqipëri – Luksemburg, 69-72 (19-14, 9-24, 18-14, 23-20)

Shqipëri – Republike Çeke, 1 gusht (ora 13:45)

Shqipëri – Britania e Madhe , 2 gusht (ora 13:45)

Më shumë nga Basketboll