Volejboll

Europiani i rrjetës, Serbia e Holanda sfidë për medaljen e artë

Serbia dhe Holanda janë dy skuadrat finaliste të Kampionatit Europian të Volejbollit për femra, turne që po zhvillohet në Azerbajxhan. Këto dy skuadra ishin edhe ndër favoritet për të shkuar në finale, duke respektuar parashikimin, ndaj finalja e sotme pritet të jetë e fortë dhe me rivalitet, në një përballje të fortë për medaljen e artë. Në gjysmëfinale, Serbia fitoi 3-0 (25-17, 25-12, 25-21) ndaj Turqisë, në një ndeshje pa rivalitet, të dominuar nga skuadra ballkanase. Më e bukur gjysmëfinalja tjetër, me kombëtaren e “tulipaneve” që mundën 3-2 vendaset e Azerbajxhanit (25-20, 19-25, 19-25, 27-25, 15-12), një ndeshje që ishte mjaft dramatike, sidiomos në setin e katërt.

Volejbollistet holandeze festojne fitoren

Më shumë nga Volejboll