Mix

Europiani i snooker në Shëngjin, sfidat “live” në Telesport

Në Shëngjin, po zhvillohet prej dy ditësh Kampionati Europian i Bilardos, aktivitet që ka mbledhur në qytetin bregdetar shqiptar sportistët më të mirë nga i gjithë kontinenti. Aktiviteti zhvillohet në disa disiplina, ndërkohë që edhe Shqipëria përfaqësohet në këtë turne me sportistët e saj më të mirë. Ndeshjet e këtij turneu mund t’i ndiqni “live” edhe pranë televizionit “TELESPORT”, që është së bashku me kompaninë “EUROLLOTO” një nga sponsorët kryesorë të këtij turneu mjaft të rëndësishëm.

Nga Kampionati Europian i Bilardos

Në kategorinë 6 e kuqe, fitues doli bilardisti nga Islanda, Kristjan Helgarson, që u shpall edhe kampion i Europës. Presidenti i Federatës Shqiptare të Bilardos, Ogert Shkrepa, tha: “Ky turne është mjaft i rëndësishëm për ne dhe zhvillimin e këtij sporti në Shqipëri. Unë besoj se të gjithë pjesëmarrësit do ta vlerësojnë këtë turned he organizimin e tij”. Ky aktivitet po ndiqet nga mjaft shikues, që po shijojnë ndeshje me rivalitet dhe emocione.

Nga Kampionati Europian i Bilardos

Bilardisti Kristjan Helgarson

Më shumë nga Mix