Basketboll

Europiani U-18, Suedia “leksion” kombëtares në Divizionin B

Kombëtarja U-18 në basketboll për djem ka pësuar humbjen e dytë në Divizionin B të Kampionatit Europian të kësaj grupmoshe, turne që po zhvillohet Talin të Estonisë. Kuqezinjtë u mundën 84-61 nga Suedia, në një ndeshje të dominura nga skuadra rivale, që u shkëput që në periodën e parë dhe e thelloi diferencën me kalimin e minutave. Shqipëria, e drejtuar nga trajneri Mired Jani, nuk pati asnjë shans që të rivalizojë dhe fitojë, duke pësuar një tjetër zhgënjim, pas asaj ndaj Holandës ditën e parë, ku u mund thellë 110-55. Deri më tani, dy ndeshje të humbura për kuqezinjtë, që takimin e radhës e kanë ndaj Luksemburgut, një shans për të thyer tersin dhe korrur suksesin e parë në këtë turne.

Kalendari i Kombëtares U-18 për djem

Shqipëri – Holandë, 55-110 (15-31, 10-32, 18-24, 12-23)

Shqipëri – Suedi, 61-84 (14-23, 17-19, 10-25, 20-17)

Shqipëri – Luksemburg, 30 korrik (ora 18:15)

Shqipëri – Republike Çeke, 1 gusht (ora 13:45)

Shqipëri – Britania e Madhe , 2 gusht (ora 13:45)

Më shumë nga Basketboll