Champions League

Evra: Ai ka qenë vendimi më i vështirë i jetës

Ish-legjenda e Manchester United dhe ish-ylli i Juventus, Patris Evra, ka përshëndetur të dy ish ekipet e tij, me rastin e përballjes së tyre në UEFA Champios League.

Evra luajti për United për më shumë se tetë vjet, që kur iu bashkua në verën e 2006-ës. Më pas ai u transferua tek Juventusi-t, ku luajti për tre vite dhe fitoi tre kampionate, duke bërë 50 paraqitje me bardhezinjtë.

Evra postoi një mesazh special në Twitter për të dyja ekipet. “Largimi nga Manchester United për arsye personale, ka qenë vendimi më i vështirë në karrierën time. Të luaja dhe të dashuroja Juventusi-n ishte gjëja më e lehtë dhe vendimi më i rëndësishëm! Do të jem gjithmonë krenar!”.

Më shumë nga Champions League