Connect with us

Futboll

Evra lihet jashtë ekipit, pritet largimi i menjëhershëm

Juventus ka lënë jashtë ekipit Patrice Evra për ndeshjen e së dielës kundër Bologna-s, duke shtuar akoma më shumë zërat e një largimi të tij gjatë janarit. Vendimi për të lënë jashtë ekipit Evra, megjithëse Alex Sandro dhe Leonardo Bonucci janë momentalisht të dëmtuar, flet shumë mbi situatën që po kalon lojtari dhe marrëdhënia jo e mirë me Zonjën e Vjetër.

Juventus ka lënë jashtë ekipit Patrice Evra për ndeshjen e së dielës kundër Bologna-s, duke shtuar akoma më shumë zërat e një largimi të tij gjatë janarit. Vendimi për të lënë jashtë ekipit Evra, megjithëse Alex Sandro dhe Leonardo Bonucci janë momentalisht të dëmtuar, flet shumë mbi situatën që po kalon lojtari dhe marrëdhënia jo e mirë me Zonjën e Vjetër. 35 vjeçari është duke konsideruar një propozim të Valencia-s, megjithëse është përfolur me një rikthim te Manchester United.

Image result for patrice evra

Ndërkohë, Frederico Mattiello gjithashtu nuk do të jetë pjesë e ekipit pasi theu hundën gjatë një seance stërvitore mëngjesin e së shtunës. Mbrojtësi i pafat do të operohet në ditët e ardhshme. Gigi Buffon gjithashtu nuk do të zbresë në fushë për shkak të gripit, por blerja e re Tomas Rincon është gati të debutojë me fanellën e re. Skuadra e grumbulluar nga Allegri për ndeshjen me Bologna: Chiellini, Pjanic, Khedira, Cuadrado, Marchisio, Higuain, Hernanes, Barzagli, Mandzukic, Pjaca, Dybala, Asamoah, Rugani, Neto, Lichtsteiner, Sturaro, Rincon, Audero, Del Favero, Semprini

 

Më shumë nga Futboll