Connect with us

Futboll

“FA Cup” / Arsenal kualifikohet me përmbysje

Arsenal ka fituar me përmbysje dhe duke vuajtur, 2-1 në fushën e Preston, duke u kualifikuar për 1/16-t e finaleve të Kupës së Anglisë, veprimtaria më e vjetër në botë. Golin e fitores e shënoi Olivier Giroud kur kishte mbetur edhe një minutë lojë. Callum Robinson kaloi në avantazh Preston, në minutat e para të ndeshjes, ndërsa Arsenal barazoi sapo nisi pjesa e dytë me golin e shënuar nga Aaron Ramsey.

Arsenal midfielder Aaron Ramsey levelled the tie a minute after half-time with a strike from the edge of the Preston area

 

The Welsh midfielder celebrates with his Arsenal team-mates after scoring the equalising goal during Saturday's game

Në sekondat e fundit miqtë bënë diferencën me golin e shënuar nga sulmuesi francez, pas pasimit të marrë nga Lucas Perez. Ky ishte goli i dhjetë i Giroud në tetë ndeshjet e fundit të luajtura me Arsenal, në të cilat gjithmonë ka shënuar të paktën një gol. Vlen për t’u përmendur se që kur Arsene Wenger ka marrë drejtimin e “topçinjve”, 21 vjet më parë, Arsenal gjithmonë është kualifikuar mes 16 më të mirave të Kupës së Anglisë.

Më shumë nga Futboll