Futboll

FA Cup / Guardiola sherr në tunel, “Macja e Zezë” Wigan eliminon City-n

Macja e zezë e City-t ka goditur sërish. Skuadra që ka eliminuar City-n disa vite më parë, dhe madje ka fituar kupën në një finale me City-n prapë në vitet e fundit ka arritur të mposhtë sërish skuadrën e miliardave me rezultatin 1-0 në DW Stadium.

Pjesa e parë nuk ishte tipike për skuadrën e  Pep Guardiola-s. City arrin të kontrollojë ndeshjen por pa krijuar mundësi shënimi teksa të gjitha goditjet që nisen drejt portës përfundojnë jashtë fushës. Rasti i parë serioz i City-t vjen në minutën e 30’ nga Fernandinho.

Pak pas tij Gundogan ka një mundësi të mirë por edhe ai tregohet i pasaktë. Pak sekonda përpara se të përfundonte pjesa e parë situata vështirësohet për City-n kur Fabian Delph del me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të rëndë ndaj kundërshtarit.

Gjithsesi, kjo nuk ndikon shumë në ndeshje pasi City vazhdon të kontrollojë ndeshjen por pa krijuar arste për gol dhe vetëm goditjet nga distanca janë të rrezikshme. Mrekullia vjen në minutën e79’ kur vendasit nisin një kundërsulm që finalizohet me gol nga Will Grigg. City tenton të shpëtojë të paktën humbjen por përpjekjet e De Bruyne me shokë ishin të kota. Wigan triumfon sërish me City-n.

 

 

Më shumë nga Futboll