Futboll

FA Cup / Skuadra e kategorisë së dytë eliminon kampionët në fuqi

Një tjetër rezultat i befasishëm në raundin e tretë të FA Cup. Arsenal, kampioni në fuqi i kompeticionit, është mposhtur nga skuadra e Championship Nottingham Forest me rezultatin 4-2 në shtëpinë e këtyre të fundit.

Ishte një ndeshje fantastike me një volum të lartë loje dhe Arsene Wenger është ndëshkuar në mënyrë të paskrupullt për aktivizimin e një skuadre tepër të dobët në këtë fazë të kupës ndaj një kundërshtari të rrezikshëm si Forest.

Ishin vendasit ata që kaluan të parët në avantazh me golin e Lichaj por kapiteni Mertesacker barazon vetëm tre minuta më pas. Pak përpara se të përfundonte pjesa e parë, e cila ishte elektrizuese falë atmosferës fantastike në stadiumin City Ground, vendasit rimarrin avantazhin me golin e dytë të Lichaj.

Vendasit luajtën pa frikë duke shfrytëzuar më së mirë situatën sa herë që kishte topin në zotëri. Gjërat u vështirësuan për Arsenal me penalltinë e Brereton. Welbeck ngushtoi rezultatin pak minuta përpara fundit por një tjetër penallti e shndërruar në gol nga Dowell vendosi gjithçka. Edhe kartoni i kuq për një nga lojtarët vendas nuk ndikoi në rezultatin përfundimtar. Arsenal është jashtë FA Cup.

Më shumë nga Futboll