Premier League

FA refuzon apelin e Liverpool, tre ndeshje pezullim për Mane

Pezullimi me tre ndeshje i Sadio Mane është përkrahur nga FA pasi është refuzuar apeli i Liverpool. Mane goditi me takë në fytyrë portierin e Manchester City Ederson në fitoren 5-0 të Qytetarëve, duke bërë që gardiani të mos ishte në gjendje të vazhdonte lojën. Liverpool u përpoq të apelonte dënimin me 3 ndeshje, por është refuzuar nga komiteti i disiplinës.

Ederson pësoi një KO që mund të shihet normalisht vetëm në UFC dhe qëndroi i shtrirë në fushë për tetë minuta përpara se të largohej me barelë.

Sadio Mane pleads his innocence after colliding with Manchester City keeper Ederson in an ugly collision

Mane do të humbasë kështu ndeshjet ndaj Burnley të shtunën, Leicester në Carabao Cup të martën dhe të njëjtin kundërshtar në “King Power Stadium” katër ditë më pas. Gjithsesi, ai do të jetë në gjendje të luajë në ndeshjen ndaj Sevilla-s mbrëmjen e së mërkurës, si dhe ndaj Swartak Moscow më 26 shtator, tre ditë pasi të ketë përfunduar pezullimi i tij. Newcastle do të jetë ndeshja e tij e parë më 1 tetor.

 

Më shumë nga Premier League