Connect with us

Futboll

FA u shpall luftë mashtruesve, provë TV dhe 2 ndeshje skualifikim për simuluesit

Premier League dëshiron dhe kërkon një futboll më sportive dhe të ndershëm. Pikërisht për këtë qëllim po përgatit një shtrëngim kundër kujtdo që simulon dhe mashtron arbitrat. Federata Angleze e Futbollit ka miratuar një tjetër paketë rregulloresh, në bazë të të cilave, duke nisur nga sezoni i ardhshëm 2017-2018 Komisioni i Disiplinës do të ketë më shumë pushtet për të dënuar dhe ndëshkuar veprimet antisportive. Të rejat më të rëndësishme? Përdorimi i provës televizive dhe mundësisë së skualifikimit me dy ndeshje pë rata që simulojnë.

Rezultate imazhesh për simulazione prova tv FA

Kështu FA do të mund të reagojë edhe post faktum duke riparë dhe u bazuar në pamjet filmike të ndeshjes, specifikisht në tre raste kur kush bën simulimin fiton avantazh nëpërmjet akordimit të një penalltie, nëpërmjet skualifikimit me karton të kuq të kundërshtarit, ose edhe thjeshtë nëpërmjet ndëshkimit me karton të verdhë të kundërshtarit. Një tjetër risi e rëndësishme është fakti që Komisioni i Disiplinës do të ketë mundësitë të revokojë kartonat dhe sanksione të tjera eventuale të pësuara nga një futbollist për faj të simulimit të kundërshtarit. Do të jenë tashmë të sanksionuara dënimet për sjellje antisportive. Nëse nëpërmjet pamjeve filmike do të provohet simulimi, futbollisti që e ka bërë do të ndëshkohet me dy ndeshje skualifikim.

Më shumë nga Futboll